Vërshohet edhe një fshat shqiptar i Shkupit (Foto)

115

Moebel THEMA

vv

Fshati Rashçe është viktima e radhës e vërshimeve të cilat këtë vit duket që nuk kanë të ndalur në Shkup, raporton SHENJA.  Pas reshjeve të fundit të shiut lumi Vardar ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur të gjitha fushat në fshatin Rashce. Banoret e anketuar nga televizioni Shenja thonë se kanë dëme të mëdha në produktet bujqësore ndërsa edhe rruga kryesore në këtë fshat ishte e pakalueshme. Shkaku sipas tyre është mospastrimi i shtratit të lumit Vardar dhe kanaleve të tjera nëpër fshat për çka banorët fajësojnë komunën e Sarajit. Në edicionin e lajmeve të orës 15:55 televizioni Shenja do t’ju sjell pamje ekskluzive dhe rrëfimet e banoreve nga fshati Rashçe e Shkupit.

Comments