Versioni i ri i Google Chrome

508

Të gjithë shfletuesit e uebit, ashtu sikur edhe Google Chrome, arrijnë në mënyrë konstante në versione të reja, pasi që kërkesat e përdoruesve janë të mëdha. Në këtë mënyrë Google Chrome është publikuar në versionin 61, i cili përdoruesve iu garanton mbylljen e 22 dobësive të sigurisë, të cilat kanë ekzistuar në versionet aktuale. Nga 22 lëshime të sigurisë, gjashtë prej tyre janë konsideruar si potencialisht shumë të rrezikshme, pasi hyjnë në kategorinë e kërcënimit të sigurisë, thonë analistët e sigurisë në internet. Kompania thotë se versioni i ri sjell punën më të mirë, kështu që Chrome i ri në çdo faqe të internetit do të mundësojë që të detektohet gjendja aktuale e punës së memories, në mënyrë që përdoruesit t’i dërgojë përmbajtjen, e cila i përgjigjet kompjuterit të tij. Google Chrome 61 sjell edhe kontroll të videove. Versioni i ri është i pranishëm për të gjitha sistemet operative Windows, macOS dhe Linux, ndërsa për versionet Android dhe Chrome OS duhet të presin edhe disa ditë. Ndryshe, Google Chrome edhe më tej është shfletuesi më i popullarizuar në botë.

Comments