Veseli: Drenica dhe PDK janë një lidhje e pashkëputshme

225
fresco

veseli
midle

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka falënderuar të gjithë qytetarët e Drenasit që mundësuan fitoren e Ramiz Lladrovcit.

Ai thotë se qytetarët e Drenasit treguan se Drenica dhe PDK janë një lidhje e pashkëputshme.

“Qytetarët, me vullnetin e tyre të lirë dhe në një proces të shembullort zgjedhor, treguan se Drenica dhe PDK janë një lidhje e pashkëputshme. Falemnderit nga zemra. Ramizit, punë të mbarë si Kryetar i ri i Drenasit. Festë është për të gjithë. Urime.”, shkruan Veseli në Facebook.

Comments