Veseli ia uron fitoren Bahtirit, s’i ka mbetur hatri nga mitrovicasit

298
fresco

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ia ka uruar fitoren në Mitrovicë, kandidatit të AKR’së, Agim Bahtiri – shkruan Periskopi.

Sipas tij, nuk ka vend për hatër, meqë ashtu kanë vendosur qytetarët.

‘Ia uroj Mitrovicës Agim Bahtirit, dhe Agim Bahtirit ia uroj fitoren. S’ka hatërmbetje, kanë vendosur qytetarët’, ka thënë Veseli.

Ndërkaq, Veseli është shprehur se PDK’ja ka pasur një kandidate dinjitoze në Mitrovicë, por ka përsëritur se duhet respektuar vendimi i mitrovicasve.

‘Ne kemi pasur një kandidate dinjitoze, por ashtu kanë vendosur qytetarët’, ka thënë i pari i PDK’së në një konferencë pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Ndryshe, Agim Bahtiri fitoi bindshëm kundër kandidates së PDK’së, Valdete Idrizit, duke marrë kështu edhe një mandat në krye të Mitrovicës.

Comments