Veseli Krasniqit: Mos i skuq bashkëluftëtarët tu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një mbledhim të partisë në Negroc të Drenasit i ka dërguar “selame” Jakup Krasniqit për braktisjen e PDK-së për t’iu bashkuar Nismës, raporton Koha.net.
Duke lobuar për kandidatin e PDK-së, Ramiz Lladrovci në fshatin e Krasniqit, Veseli i ka dërguar mesazhe këtij të fundit, duke i thënë se kurrë nuk do të përfitojë aq sa ka përfituar sa ishte pjesë e PDK-së. Veseli braktisjen e Krasniqit në drejtim të Nismës e cilësoi si veprim egoje të tij.
“Dëshirova pikërisht në Negroc se e di që ka me i shku ky selam bashkëluftëtarit tim Jakup Krasniqit. Se nuk ka vepruar mirë. Ka me u harru 18 vjetori, ka me u harru, po marrja ka me mbet sepse nuk varet shpirti nga ne. Nuk duhet të varet për politikë, për ego e për shkak të karrierës. Mbajeni në mend ju bashkëfshatarë të Jakup Krasniqit se ai kurrë në jetën e vet nuk do të përfitojë aq sa ka përfituar sa ka qenë në Partinë Demokratike të Kosovës. Veç ka me shku në pension se nuk do të përfitojë asgjë më shumë. Nuk është korrekte”, ka thënë Veseli.

“Edhe sot i them baca Jakup: Nuk është mirë që ai t’i skuq bashkëluftëtarët e vet. Nuk do të isha unë sot këtu duke folur për kundërkandidatin e partisë së Jakupit. Ka qenë mirë që ai sot të ishte me ne këtu në Negroc. Nuk është mirë që ai nuk është me mësuesin Sherif, as me Ilminë, as me Feratin,as me Sokolin nuk është. Me neve e ka nda kohën më të vështirë, për veprimtarinë e tij nuk ia heqim asnjë presje, ka qenë bashkëluftëtar dinjitoz që e ka mbrojt vendin e vet kudo që ka shkuar, por te egoja ka gabuar”, ka thënë veç të tjerash Veseli në porosinë drejtuar Krasniqit.
Ne e dimë se Negroci që askush të mos hidhërohet. Mos e fyeni njëri-tjetrin. Nuk është asgjë politika. Më shumë ruajeni vëllazërinë. Po ua them sinqerisht që ta ruajmë njëri-tjetrin, sepse të tjerët po na dëmtojnë në reputacion, sepse asgjë nuk do të përfitojnë. Ata janë shumë larg prej neve si parti.
“Ne e dimë se Negroci nuk hidhërohet. Mos e fyeni njëri-tjetrin. Nuk është asgjë politika. Më shumë ruajeni vëllazërinë. Po ua them sinqerisht që ta ruajmë njëri-tjetrin, sepse të tjerët po na dëmtojnë në reputacion, sepse asgjë nuk do të përfitojnë. Ata janë shumë larg prej neve si parti”, thënë veç të tjerash Veseli në porosinë drejtuar Krasniqit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.