Veseli me shokë ia thonë këngës në Bjeshkët e Bajgorës (Foto)

314
fresco

midle

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ish-bashkëluftëtarët e UÇK-së, kanë vizituar dje Bjeshkët e Bajgorës

Veseli ka shkruar në facebook, se ndihet krenar për luftën për liri, ndërkaq ka thënë se është i vetëdijshëm se ka ende shumë punë për vendin, transmeton lajmi.net

Në foto, pjesëmarrësit në këtë shëtitje në bjeshkë, shihen me instrumente në dorë duke kënduar.

Postimi i Veslit:

Dje kalova një pasdite të veçantë, në Bjeshkët e Bajgorës, me shumë nga bashkëluftëtarët e mi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne ndihemi të gjithë krenarë për luftën tonë për liri, por jemi po ashtu shumë të vetëdijshëm se kemi ende shumë punë për të bërë për vendin tonë.

Ashtu sikurse dje për çlirimin e vendit, edhe sot jemi të vendosur që Kosovën tonë ta bëjmë shtet modern, me sundim të ligjit e me ekonomi të zhvilluar ku të ketë mirëqenie për çdo qytetar. Nuk kemi alternativë më të mirë! K.V.

Comments