Veseli nesër në vizitë zyrtare në Shqipëri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të hënën dhe të martën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Gjatë vizitës, Veseli do të pritet në takime të veçanta nga udhëheqësit më të lartë të institucioneve shtetërore, presidenti Bujar Nishani, kryeparlamentari Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, bën të ditur një komunikatë nga Kuvendi.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Veseli do të takohet edhe me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Po ashtu, kryeparlamentari do të ketë takime edhe me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si dhe drejtues të partive opozitare, Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu, njofton komunikata.
Sipas zyrës së Veselit, temë diskutimi në këto takime do të jenë marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në të gjitha sferat, në interes reciprok.