Veseli ngushëllon familjen Gjergji, për vdekjen e Don Gjergj Gjergjit

136

Moebel THEMA

 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen Gjergji, për vdekjen e Don Gjergj Gjergjit, njofton Klan Kosova.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e klerikut të nderuar Don Gjergj Gjergji”.

“Në emër të Kuvendit të Kosovës i shpreh ngushëllime familjes dhe miqve të tij. Ngushëllime Ipeshkvisë së Kosovës, ku Don Gjergji shërbeu me devotshmëri shpirtërore dhe atdhetare, duke ecur nëpër rrugën e trasuar nga figurat e mëdha të Kosovës, si Pjetër Bogdani, Shtjefen Gjeqovi e Nëna Terezë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit Veseli.

Comments