Veseli: Nuk do të jem kryetar Kuvendi nëse Haradinaj nuk behët kryeministër

205

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në konferencen për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë do të mbahet nesër prej orës 16:00.
“Nesër është seancë e jashtëzkonshme. Do të votohet qeveria në krye me Ramush Haradinajn”, ka thënë Veseli.
Sipas tij, Qeveria e ardhshme ka shumë punë për të bërë.
“Kosova do të vazhdoi orientimin e vet perëndimor. Ka nevojë për zhvillim ekonomik. Nuk kemi shtet tjetër përpos Kosovës. Do të punojmë drejt Bashkimit Evropian, do ta vazhdojmë miqësinë me Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Veseli, duke shtuar se Qeveria do të merret me të gjitha sfidat e ngritura.
I pyetur se kur do të publikohen emrat e ministrave të PDK-së, Veseli ka thënë se ata do të dalin shumë shpejt dhe ka siguruar se do të jenë njerëz të përgatitur dhe pa pengesa ligjore.
Në fund ai tha se nuk do të jetë kryetar i Kuvendit nëse nuk zgjedhet Ramush Haradinaj kryeministër.

Comments