Veseli paralajmëron ndërrimin e gjysmës së ministrave në Qeveri

221
fresco

midle
auto_Kadri-Veseli111469433078

Udhëheqësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij është në proces të ndërrimit të gjysmës së ministrave të saj në Qeverinë e Kosovës.

Duke lënë të kuptohet se pret që ndërrimin e ministrave të saj ta bëjë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Veseli ka thënë se partneri i PDK’së në koalicionin qeverisës e ka përgjegjësinë e vet për këtë.

Ai ka thënë në emisionin “Monitor” në RTK se ndërrimi i ministrave vjen pasi në PDK janë krijuar situata të reja, me zgjedhjen e ish-kryetarit të saj, Hashim Thaçi, president i vendit, dhe me shkuarjen e ish-ministrit të Integrimeve, Bekim Çollaku, në kabinetin e Thaçit në Presidencë.

Veseli, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është i vendosur si shef i PDK’së që të vendosë figura të reja nëpër ministri, që janë të gatshme të ballafaqohen me përgjegjësitë që kanë para qytetarëve, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se reformat janë të domosdoshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Comments