Veseli përkujton bashkëluftëtarin e tij Sabit Veseli(FOTO)

119

Moebel THEMA

vesekli


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është përkulur sot para bashkëluftëtarit të tij Sabit Veseli në përvjetorin e gjashtë të vdekjes së tij.

Veseli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se me këtë veprim jo vetëm që dëshiron të tregoj se sa janë të rëndësishëm bashkëluftëtarët por edhe për të treguar se ai u mungon, transmeton arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Erdha të përkulem para bashkëluftëtarit tim Sabit Veseli, në përvjetorin e gjashtë, që fizikisht nuk është në mesin tonë. Erdha të përkulem jo vetëm për të treguar sa ishte i vlefshëm për vendin dhe për ne shokët e bashkëluftëtarët, por të them se po na mungon. Vizioni i tij u dëshmua çdo herë i drejtë. Besimi i tij në mundësinë e popullit tonë, për të gjetur e çarë rrugën përpara, kur të tjerët i mundte dyshimi, është i papërsëritshëm. Këtë e dinë të gjithë shokët që punuan dhe kontribuan për lirinë e Kosovës. Në këtë përvjetor, provojmë ta rifreskojmë besimin që na la, optimizmin dhe përkushtimin e çdo momenti në shërbim të atdheut dhe njerëzit e mirë në liri. Prehu në paqe, vëlla e shok, Sabit.K.V. (sic)./arbresh.info.

Comments