Veseli premton dorëheqje nëse del diçka e vërtetë në rastin me fajde

304

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur sot në një konferencë të jashtëzakonshme në lidhje me rastin me fajde i publikuar dje në media ku është përmendur emri i tij.

Ai ka thënë se do të jap dorëheqje nëse del diçka e vërtetë për të nga ky rast.

“Dua të deklaroj që nuk kam të bej asgjë me rast as me personat e përfshirë. Është rast klasik i mashtrimit dhe manipulimit dhe jam i bindur që organet e drejtësisë kanë qenë të njoftuara me kohë. Nëse del diçka e vërtetë për mua nga ky rast unë do të jap dorëheqje. Ky është morali im. Kur të dalë e vërteta e kësaj dikush duhet të jap llogari. Kërkoj të sqarohen disa çështje. Si është e mundur që për këtë rast të krimit të organizuar të ndërmerren veprime me 6 vjet vonesë. Kush e ka mbuluar ketë krim që gjashtë vjet. Pse këto video incizime kanë qenë në sirtarë të policisë e prokurorisë për kaq kohë”, tha Veseli.

Sipas tij njerëzit që shihen në video nuk i njeh ndërsa shtoi se këtu ka të bëjë me dy krime, atë të kryer dhe atë që është fshehur.

“Kjo është skenë e krimit të organizuar ju siguroj qe kësaj pune do t’i shkohet deri në fund. PDK nuk ka asgjë të involvuar me këtë krim. Do të ketë veprime institucionale por jo hakmarrëse të mijat. Do t’i shkoj deri në fund”, tha Veseli.

Në një video të publikuar në media shihen personat të cilët kërkojnë 200 mijë euro në emër të Kadri Veselit./KosovaPress/

Comments