Veseli: Studentët e paralajmëruan luftën e UÇK’së

388

Image result

Moebel THEMA

Kryetaparlamentari Kadri Veseli ka përkujtuar protestat studentore të para 19 viteve duke thënë se ata ishin paralajmëruesit e luftës çlirimtare të UÇK’së.

Ka treguar se protestat studentore lajmëruan botën se shqiptarët nuk e durojnë robërinë dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

Sipas Veselit, trimëria, idealizmi dhe sakrifica e gjeneratës së profesorëve dhe studentëve të para 18 viteve do të shërbejë edhe tash për gjeneratat e reja.

Postimi i plotë i Kadri Veselit:

Protestat e para nëntëmbëdhjetë viteve, të organizuara nga pedagogët dhe studentët e Universitetit të Prishtinës, i treguan botës se shqiptarët nuk e duronin dot më robërinë dhe shkeljen e të drejtave të tyre themelore dhe paralajmëruan luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ato protesta kanë qenë një ndër faqet më të ndritura të historisë së Universitetit të Prishtinës, institucion ky që ka shërbyer jo vetëm si një qendër e dijes dhe shkencës por edhe si një ndër bastionet kryesore të atdhedashurisë dhe luftës për liri. Unë jam i bindur se trimëria, idealizmi dhe sakrifica e gjeneratës së pedagogëve dhe studentëve të asaj kohe, do të vlejë si model patriotizmi dhe burim frymëzimi për gjithë gjeneratat e ardhshme të rinisë sonë. K.V.

Comments