Vetëm nga një pikë për Francën, Suedinë dhe Holandën

105

Moebel THEMA

Franca ka barazuar 0:0 me Bjellorusinë në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’, derisa po në Grupin A, Suedia e Holanda kanë ndarë pikët

Nënkampionia e Evropës, Franca, nuk ka mundur që të marrë më shumë se një pikë në ndeshjen e parë kualifikuese për Botëorin ‘Rusi 2018’, pasi ka barazuar pa gola 0:0 me Bjellorusinë.

Ndeshja tjetër në Grupin A u zhvillua mes Suedisë e Holandës, që gjithashtu ndanë pikët pas barazimit 1:1. Golin për Suedinë e shënoi Marcus Berg, derisa për Holandën, shënoi Wesley Sneijder.

Comments