
Kërkesa për ta hedhur poshtë akatakuzën për veteranë si dhe hetimi i personit i cili i publikoi emrat e veteranëve, ishin arsyet e protestës së dhjetëra veteranëve të UÇK-së nga rajoni i Dukagjinit, dje para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.
Pjesëtarët e OVL UÇK-së të këtij rajoni dhanë utimatum deri me datën 8 tetor për përmbushjen e këtyre kërkesave.
Por, në rast se nuk përfillen këto kërkesa dhe të tjera, kryetari i OVL-së nga rajoni i Dukagjinit Abdyl Mushkolaj, ‘kërcënojë’ me protesta të tjera.

“Protestat janë deri më 8 tetor, edhe nëse nuk i përfillin ne do të vazhdojmë me protesta prapë. Ne do të diskutojmë brenda organizatës, dhe do të diskutojmë me shoqata tjera, do të mobilizohemi me organizata të dala prej luftës për protestën e radhës, do të mobiliozhemi të gjitha organizatat e dala nga lufte”, tha Mushkolaj për Gazetën Observer.
I pyetur se si i komentoni deklaratat e kryetarit të OVL-UCK-së, Hysni Gucati i cili i quajti protestat e tyre si protestë lokale, Mushkolaj tha se është e drejtë e tij.
“Ajo është e drejtë e tyre, asgjë të keqe nuk ka, ata janë bashkëluftëtarët tanë, shokët tanë”, tha shkurt Mushkolaj./Gazeta Observer