Veteranët e UÇK-së reagojnë për skandalin e Speciales: Politikanët “çele guri gojën”

72

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës kanë kërkuar që politikanët të reagojnë për skandalin e Speciales.
Sekretari i OVL-së, Faton Klinaku, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se përderisa Speciales po i rrjedhin një nga një skandalet, politikanët po heshtin, shkruan lajmi.net.

“Skandal pas skandali në Gjykatën Speciale, e politikanët e mjerë ‘çele guri gojën’. O të mjerë, për që nuk kanë të bëjnë fare me drejtësi e që janë politik, ju kemi treguar, por që janë edhe të poshtër sikur ish-kryeprokurori Smith, a nuk po e merrni vesh ende a?”, thuhet në postimin e Klinakut.

Kujtojmë se një dëshmitar ka dhënë deklarata të rrejshme në Gjykatën Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, duke pretenduar se ata ishin përgjegjës për rrjedhjen e dokumenteve për të cilat janë gjykuar dhe dënuar krerët e veteranëve të luftës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Më pas, ky person, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ka tërhequr deklaratat e tij, duke pohuar se ishte nxitur nga një person tjetër që të gënjente.

Moebel THEMA

Dëshmitari që kishte dhënë deklarata të rrejshme, si dhe personi që e kishte nxitur për t’i dhënë ato deklarata, del se kishin lidhje me Shërbimin Sekret Serb.

Ky është zbulimi shokues që ka bërë ekipi mbrojtës i Kadri Veselit, në një parashtresë të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Personi që kishte nxitur këtë dëshmitar të trillonte, të cilin mbrojtja e quan “informator”, sipas shkresës, kishte pasur kontakte të rregullta dhe direkte me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe me Prokurorin e Specializuar.

“Në tetor 2022, një dëshmitar u paraqit për të pretenduar se z. Veseli dhe z. Thaçi ishin përgjegjës për rrjedhjen e dokumenteve që ishin në qendër të rastit Gucati dhe Haradinaj pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës”. /Lajmi.net/

Comments