Veteranët me peticion kundër Hotit (VIDEO)


Disa veteranë të luftës së UÇK-së, që nga e mërkura në mbrëmje kanë filluar nënshkrimin e një peticioni kundër ministrit të Financave, Avdullah Hoti, për shkak të deklaratave të tij se Kosova nuk po arrin t’i sigurojë mjetet për t’i paguar pensionet për veteranët e luftës.
Këto deklarata, ata i cilësojnë si skandaloze, duke shtuar se askush nuk ka të drejtë të luaj me ndjenjat e veteranëve.
I pyetur se përse nuk po kërkojnë së pari llogari prej komandantëve të tyre, pasi që ata i kanë dërguar emrat e veteranëve të luftës në Komisionin Qeveritar për verifikim, ai tha se ka tejkalime por shfajësoi komandantët, duke ia hedhur fajin komplet Komisionit Qeveritar.