Vetëvendosja do ndërrimin e Kushtetutës që Kosova të bëhet shtet

143

Lëvizja Vetëvendosje e quan të padrejtë që shteti i Kosovës u krijua nga Pakoja e Ahtisaarit.

Ky subjekt politik kërkon ndërrimin e Kushtetutës, në mënyrë që shteti të jetë i vërtetë.

Kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri idenë e tij e ka laboruar në tribunën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, me temën “Plani i Ahtisaarit dhe tezat e Vetëvendosjes”.

Ymeri e ka cilësuar demonstratën e 10 shkurtit 2007 si demonstrim të radhës që populli e bëri në emër të lirisë.

Ai ka akuzuar ekipin e atëhershëm të unitetit që ka ndarë Kosovën në vijë etnike përmes decentralizimin dhe peshës së votave të minoriteteve.

Gjashtë padrejtësitë themelore janë numëruar nga ish-kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti për pakon e Ahtisartit.

Comments