Vetëvendosje ankohet se nuk po i përgjigjet Ekzekutivi

Anëtarët e Ekzekutivit të Podujevës janë akuzuar nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje se nuk po u përgjigjen pyetjeve që po ua parashtrojnë gjatë mbledhjeve të Kuvendit Komunal.
Shefi i Grupit të këshilltarëve të LVV-së, Haki Rudari, ka thënë se me përjashtime të vogla, në shumicën e rasteve nuk kanë marrë përgjigje nga Ekzekutivi për çështjet e ngritura.
“Duke u nisur nga Ligji për vetëqeverisje lokale, neni 39 lidhur me të drejtat e anëtarit të Kuvendit të Komunës, Statuti i Komunës – neni 33.7 dhe Rregullorja e punës së Kuvendit ku këshilltarët kanë të drejtë të kërkojnë informacione dhe sqarime nga Ekzekutivi që nevojitet për ushtrimin e funksionit të këshilltarit, kjo te ne nuk po ndodhë”, ka thënë Haki Rudari në njërën prej seancave të Kuvendit Komunal të Podujevës, shkruan sot më shumë Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

