Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim karshi marrëveshjes për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Kështu ka bërë të ditur deputeti i VV’së, njëherësh sekretar organizativ i partisë, Ismajl Kurteshi.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se Vetëvendosje është kundër izolimit të Kosovës, por nuk mund ta votojë versionin aktual të Demarkacionit.
Sipas tij, përgjegjësit e këtij izolimi duhet të gjejnë rrugën për të dalë nga kjo situatë. Kurteshi ka vlerësuar se populli po paguan faturat e politikanëve të korruptuar.
Ai është shprehur i pakënaqur me mënyrën e qeverisjes në vend dhe, sipas tij, qeveria aktuale është duke humbur legjitimitetin dhe besimin qytetar.