Lëvizja Vetëvendosje është duke kërkuar lirimin e shtatë aktivistëve të cilat protestuan sot para objektit të Policisë së Kosovës në Prishtinë.
Përmes një komunikate, Vetëvendosje ka kërkuar të lirohen aktivsitët ndërsa kriminelët të arrestohen.
“Lironi aktivistet – arrestoni kriminelët. 7 aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që u arrestuan sot gjatë protestës kundër neglizhencës së Policisë së Kosovës për rastet e dhunës ndaj grave iu është dhënë masa e paraburgimit prej 48 orësh”, thuhet në postimin e VV-së.
Sipas tyre “Policia e Kosovës dhe sistemi gjyqësor, ashtu siç po e dëshmojnë ditë e më shumë, janë vendosur në anën e krimit dhe të fortit duke e vazhduar linjën e mosndjejkjes dhe dënimit të kryersve të dhunës dhe duke fajësuar e dënuar viktimat dhe rezistuesit”.
“Ne kërkojmë që menjëherë të lirohen aktivistet e Lëvizjes dhe të dënohen e parandalohen krimet ndaj grave në Kosovë, ku vetëm 48 orët e fundit u shënuan edhe dy raste tjera të dhunës ndaj gruas”, ka përfunduar VV.