Vetëvendosje pas pak muajsh në qeveri, i kthehet përsëri flamurit kombëtar

299

Lëvizja Vetëvendosje po mban tubim në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë ku janë mbledhur qindra njerëz, derisa nuk po respektohet distanca sociale dhe rekomandimet e tjera të IKSHPK-së.

E një gjë e cila ka rënë në sy në këtë tubim të Lëvizjes Vetëvendosje është se ky subjekt politik është kthyer edhe njëherë tek flamuri kombëtar pas disa muajsh në qeveri me flamurin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Kreu i kësaj Lëvizje, Albin Kurti me ardhjen në krye të ekzekutivit kishte marrë flamurin e Kosovës, ndërsa tani është kthyer përsëri tek flamuri Kuq e Zi.

   

Comments