Vetëvendosje ‘rrethon’ KQZ-në me shirita

319
fresco

Lëvizja Vetëvendosje sot ka bërë një aksion simbolik para zyrës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ky aksion sipas LVV-së po bëhet për të kritikuar bllokimin e KQZ-së nga Presidenti i Vendit.

Me këtë rast, Drita Millaku deputetja e kësaj partie tha se presidenti i vendit, Hashim Thaëi e ka bllokuar KQZ-në dhe nga kjo po penalizon partitë opozitare.

“Gjatë këtij viti KQZ-ja do të duhej të bëntë shumë punë, 37 asamblistë nuk mund ta marrin mandatin dhe detyrën, 1 deputet është paralizuar sepse KQZ nuk është funksionale. Nga bllokimi i KQZ-së 13 partitë nuk mund të marrin fonde shtetërore, për këtë më së shumti po pëson opozita sepse aktivitetet e saj janë të varura nga to ngase pozita që nuk ka nevojë për to”, tha Millaku.

Deputetja e VV-sësë po ashtu tha se përbërja e KQZ-së është antikushtetuese dhe se po shkel ligjet.

Comments