Vetëvrasje në Tiranë, ende nuk dihen arsyet

284

Policia e Tiranës bën te ditur se mbrëmjen e sotme një burrë rreth 50 vjeç ka vrare veten ne zonën e Ali Demit.

Sipas njoftimit te uniformave blu, ai është gjetur ne një magazine dhe pranë trupit te pajete ka qene edhe një arme gjahu.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 02.07.2017, rreth orës 20:00, ka ardhur një telefonatë tek 112, se në zonën e Alidemit, në një magazinë është një shtetas i vdekur.

Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët kanë konstatuar se në një magazinë ndodhej i vdekur shtetasi S. M., 50 vjeç, me një plagë arme gjahu në kraharor.

Pranë trupit të viktimës gjendej një armë gjahu. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka kryer vet vrasje. Po punohet për zbardhjen e shkakut të vetvrasjes.

Comments