Vetingu në MPB, punohet në zgjidhjen ligjore

318

Tashmë i paralajmëruar një kohë të gjatë vetingu i nëpunësve policor në MPB, së shpejti do të jetë në Kuvend. Me vendimin ligjor i cili është në fazë të përpunimit do të përfshihen integriteti, arsimi profesional, gjendja pronësore dhe aktivitetet eventuale kriminale të të punësuarve.

Ne tashmë e filluam procesin e vetingut në DSK, e dini se është formuar Agjenci e re për siguri kombëtare, tashmë janë formuar komisionet dhe ka informacion nga drejtori se ata tashmë kanë filluar me punë. Pra, procesi i vetingut tashmë ka filluar në DSK dhe të gjitha aspektet e mundshme për të cilat flas unë”- tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm

Vetingun në MPB do ta realizojnë komisione në nivel të sektorit të punëve të brendshme dhe në nivel nacional. Një pjesë e fokusit të tyre do të orientohet edhe në ata nëpunës policor të cilët kanë falsifikuar diploma për ta marrë vendin e punës dhe ata për të cilët Spasovski shprehet se janë më të pasur se disa biznesmenë shumëvjeçar.

Pikërisht për këtë arsye procesi i vetingut duhet doemos t’i vërtetoj këto fakte, meqë nëse në këtë moment ekziston një mundësi e tillë DAP-i gjithsesi se mundet për çdo person të hapë kontroll procedimi të gjendjes pronësore dhe të vërtetohet nëse dhe në çfarë mënyre është fituar ajo pronë, por, ne jemi të obliguar si MPB në bazë të këtij procesi të vetingut të gjitha këto çështje t’i përcaktojmë. Nëse përcaktohen si dëshmi, të dorëzohen në institucionet përkatëse”- theksoi – Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm

Për këtë lloj të indikacioneve bën të ditur edhe profesori i sigurisë Nikolla Dujovski, duke konsideruar se ai që ka vendosur t’i shërbejë shtetit, nuk guxon të ketë biznes privat. Edhe ai edhe Spasovski konsiderojnë se vetingu nuk guxon të ndalet vetëm te policia, por edhe të zgjerohet në institucionet tjera.

Ideja jonë është se do të jetë e padrejtë nëse kjo vetëm fillon dhe përfundon në MPB. Meqë kjo nuk na është as qëllimi, por do ta zgjidhim problemin. Të gjitha shërbimet që kanë autorizime policore dhe organet e ndjekjes, Prokuroria publike dhe gjyqësori duhet ta pranojnë dhe dallojnë këtë proces si të domosdoshëm për shtetin, meqë vetëm në këtë mënyrë mund t’i përmbushim kriteret që priten prej nesh”- u shpreh – Nikolla Dujovski, profesor i sigurisë

Lidhur me rekomandimet e GREKO-s, të cilët në pjesën më të madhe ishin të orientuara drejt sektorit që e drejton Spasovski, ai shprehet se tashmë është formuar komision që punon në vërejtjet për vendosjen e kodeksit etik për policinë, parandalimin e konfliktit të interesave dhe kritereve profesionale për përzgjedhjen dhe shkarkimin e njeriut të parë të Byrosë për Siguri Publike dhe ndryshime të Ligjit për policinë dhe MPB-në.

Alsat

Comments