“Vetingu, zgjidhja e vetme për ta pastruar gjyqësorin nga politika”

238

Ramush Haradinaj është tërhequr edhe nga ideja për një veting në drejtësi që njihet si pastrim i figurave të sundimit të ligjit. Mirëpo, pro një procesi të ri verifikues për sistemin e drejtësisë është Ministri Abelard Tahiri. Shoqëria civile konsideron se tërheqja e

Kryeministrit është në panik dhe ka dalë edhe jashtë programit qeverisës.
Në faqet e para të planit qeverisës, Ramush Haradinaj, kishte vendosur të fliste për strategjinë e sundimit të ligjit.

Në paragrafin e dytë të planit të Haradinaj për qeverisje thuhet “ Kosova të themelojë Byronë Nacionale të Hetimeve dhe do të ndërtohet procesi i ri i verifikimit të sigurisë (vetingut), porse shumë më përmbajtjesor dhe të plotë në krahasime atë të vitit 2009. Pasuria e fituar në aktivitetet kundër-ligjore do t’i kthehet të mirës publike.”.

Pavarësisht që qeverisjen e mori duke premtuar një proces të vetingut madje duke thënë se do të jetë më përmbajtjesor se ai i viti 2009, tash po thuajse pas një viti shefi i qeverisë i ka tërhequr fjalët.

Haradinaj tashmë ka harruar çfarë ka shkruar në programin e tij.

Në një intervistë ditë më parë, ka thënë se Kosova e ka kryer këtë proces kohë më parë dhe nuk ka nevojë që të kthej kokën mbrapa.

Pas dorëheqjes së prokurorit special Elez Blakaj, i cili ka ngritur aktakuzë për anëtarët e komisionit qeveritarë, që dyshohet se kanë futur kundërligjshëm në listat e veteranëve më shumë se 19 mijë persona, u ngritën spekulime e akuza nga krerët institucionalë, duke e quajtur atë frikacak e të pazotë për të kryer detyrën e tij.

Analistë dhe njohës të çështjes së drejtësisë, theksojnë nevojën për vetting në sistemin gjyqësor, mirëpo i shohin me dyshim institucionet, të cilat mund të përzgjidhen për kryerjen e këtij procesi.

E dikush po i quan të paarsyeshme deklaratat e kreut të qeverisë

Kurse për një bartës të drejtësisë, procesi i vetingut është i domosdoshëm.

Për Ministrinë e Drejtësisë, Kosova, nuk duhet të ketë verifikim të sigurisë çdo 10 vjet.

Modeli i vitit 2009 vazhdon të jetë njëri ndër shembujt konkret që Tahiri propozon për veting.

Edhe pse jo shefi i qeverise, shefi i partisë së Tahirit që mban postin e kryetarit të Kuvendit kohë më parë kishte propozuar që Kosova të risjellë përsëri vetingun, por që nuk kishte bërë të ditur kur do të ndodhte ky proces.

Comments