Vetura del nga rruga në Kaçanik, mbyllet rruga për në Han të Elezit
Një aksident ka ndodhur sot në Kaçanik, ku një veturë ka dalë jashtë rrugës dhe ka rënë poshtë saj.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se si pasojë e këtij aksidenti është mbyllur rruga në drejtim të Hanit të Elezit.
Veseli tha se një person ka pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.
“Sot, më 03.02.2026, rreth orës 11:20, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rajonin e Kaçanikut, te semafori i parë në drejtim të Hani i Elezit. Për momentin, rruga është e mbyllur në të dy korsitë, pasi një veturë ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj. Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet relevante, përfshirë Policinë, zjarrfikësit, emergjencën mjekësore si dhe njësitin e trafikut rajonal Ferizaj, të cilët janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme.”

