Vetura e aksidenton për vdekje këmbësorin në Pejë, një tjetër në gjendje të rëndë
1 i vdekur e 1 lënduar është blilanci i viktimave të aksidentit në magjistralen Pejë-Mitrovicë i cili u shënua gjatë ditës së sotme.
K.B janë inicialet e personit që ka ndërruarr jetë, ndërsa Gj,R është përsoni që ka pësuar lëndime sipas detajeve të dhëna nga Policia.
Aksidenti mësohet të ketë ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit përkatësisht në fshativ Vitomiricë, shkruan Indeksonline.
Gjeni të plotë komunikatën:
Informoheni se më datën 28.01.2017 rreth ores 04:05 në rrugën regjionale Pejë – Mitrovicë, përkatësishtë në fshatin Vitomiricë, ka ndodhur aksident trafiku me pasojë vdekjen e një personi dhe lëndimin e rëndë personit tjetër, që të dy këmbësorë.
Në ketë aksident ishte i përfshirë automjeti VW “Touran” me targa të regjistrimit vendor të cilin e drejtonte i dyshimti E.Z. shqiptar-Kosovar.
Këmbësorët viktima të këtij aksidenti janë: K.B.(1984)I cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime të rënda ka pësuar këmbësori tjetër Gj.R.(1976) i cili nga vendi i ngjarjes me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal Pejë për trajtim mjekësor.
Lidhur më këtë është njoftuar prokurori shteti i cili ka marrë pjesë në shikimin e vendit të ngjarjes ku me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IMJ Prishtinë.
I ndyshuari i këtij rasti, ngasësi i mjetit është ndaluar me vendim të prokurorit shtetit për vepren penale nga neni 378 pika 9.
Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë.