Veturat e dëmtuara do të kompensohen vetëm nëse janë “Kasko” të siguruara

96

Moebel THEMA

ve

Nga vërshimet e tmerrshme që kapluan Hasanbegun, Stajkovcën dhe vendbanimet për rreth morën jetë njerëzish dhe shkatërruan atë që vendasit kishin ndërtuar gjatë tërë jetës së tyre, shkruan Fakte. Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë regjistruar 22 persona të vdekur dhe qindra të lënduar, por jozyrtarisht ka akoma persona fati i të cilëve nuk dihet.

Përveç humbjes së njerëzve, është bërë edhe dëm i madhë material. Mbi 5000 familje kanë ngelur pa kulm mbi kokë, ose shtëpitë e tyre dukshëm janë goditur nga stuhia. Gjithashtu një numër i madh i madh i veturave janë shkatërruar totalisht ose pjesërisht, madje një numër i tyre akoma nuk dihet ku janë.

Edhepse qeveria paralajmëroi komisione për regjistrim të dëmeve dhe kompensim të të njejtave, kompani të sigurimeve për Fakte deklarojnë se sipas dispozitave ligjore në Maqedoni vetëm veturat që kanë “Kasko” sigurim do të kompensohen plotësisht, pasi ky lloj sigurimi përveç nga aksidenti, zjarri, vjedhja etj., mbron edhe nga fatkeqësitë natyrore. Të gjitha veturat tjera, që nuk kanë një sigurim të tillë nuk mund të kompensohen nga kompanitë e sigurimeve” – shtojnë përfaqësuesit e kompanive të sigurimeve.

Comments