Vidal tek Interi? Ancelotti vjen me këtë reagim zyrtar

317
fresco

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Carlo Ancelotti u ka dhënë fund spekulimeve rreth transferimit të mundshëm të Arturo Vidal tek skuadra e Interit.

Në një intervistë për “Goal.com”, tekniku italian ka thënë se mesfushori kilian do të vazhdojë të qëndrojë në “Allianz Arena”, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

“Për Vidalin, nuk ka asnjë mënyrë. Ai është lojtari ynë dhe ne kemi shumë besim në të. E di se ka thashetheme dhe jemi mësuar me to. Ai do të qëndrojë me ne 100%. Jam i bindur për këtë”, u shpreh ai.

Comments