Ka vetëm pak ditë që i është bashkuar Barcelonës, por mesfushori kilen Arturo Vidal e ka ndjerë menjëherë rivalitetin që ekziston në Katalunjë me skuadrën e Realit të Madridit.
Ish mesfushori i Bayernit të Mynihut dhe Juventusit ka “thumbuar” menjëherë madrilenët, duke thënë se po të aplikohej VAR-i edhe në Ligën e Kampionëve, do ta kishte fituar tashmë dy herë këtë kompeticion.
“Po të ishte future VAR-i, do ta kisha fituar dy herë Champions Leaguen, Është një torfe shumë i rëndësishëm që dua ta fitoj patjetër. Barcelona e ka fituar disa herë, por shpresoj ta bëjë edhe tani që jam unë pjesë e skuadrës”, deklaroi kileni.
Në deklaratat e tij, Vidal i referohet qartazi dy edicioneve të fundit, ku Bayerni është eliminuar nga Reali i Madridit, pas vendimesh tejet të kontestuara nga arbitrat e ndeshjeve, ku veçohet një karton i kuq për Vidal për një faull inekzistent dhe një gol i shënuar nga Marcelo, pasi kishte marrë topin me dorë.