VIDEO│ Straçinca lihet pas dore nga autoritetet

360

Moebel THEMA

Në Straçincë pothuajse nuk ka mbetur as edhe një metër rrugë që nuk u përfshi nga pëmrbytjet. Fshati ka marrë pamje trishtuese. Shumë shtëpi janë të mbushura më gurë ndërsa toka është çarë për gjysëm. NË mungesë të kushteve elementare për jetë, shumica e banorëve po sterhohen nëpër fshatrat fqinje.

“Nuk ka parametër që të maten dëmet, për fat të mir në këtë të keqe është që nuk kemi viktima përndryshe dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha. Kjo ndodhi, jemi ende të izoluar, nuk kemi kontakt me qytetin..ujin e kemi ndërprerë, rrymën e kemi të ndërprerë”.

“Kjo prej Zotit na erdh, falë Zotit që i kemi njerëzit gjallë. Dëm kemi shumë. Këtu jamë ndal me një shtyllë kur i kam nxjerrë prindërit në anën tjetër, në njërën anë babën e dorën tjetër mbi ujë, tu i mbaj në karhë se ata janë të sëmurë.. Këtu kemi qenë, kur na kaploi uji deri këtu atëherë e kemi kuptu edhe nuk di më’.

“U bë dhe nuk kemi ku me shku, traktorin e kam të mbuluar me gurë, mos ti kisha hapur dyert uji do ta kishtë marë shtëpinë e vëllait..Ishte një furtunë e madhem, as 5 minuta nuk zgjati, uji erdhi dallgë dallgë dhe sa nuk na mori me vet po falë Zotit që shpëtuam, dëmet do të mundohemi ti kompensojmë”.

“Nji cunami i vërtet ka ndodhur edhe në fshatin Straçincë që ishte përmbytur vetëm para dy ditëve. Banorët shprehën të revoltuar se askush nga institucionet kompetente nuk kishte vizituar të njëjtit edhe pse ata po ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike, ujit të pijshëm dhe shumë e shumë gjërave të tjera elementare për jetë’.

Ishim në shtëpi kur filloi shiu, nuk patëm mundësi të daliim jashtë dhe të shpëtojmë diçka. Kishte ushtimë të madhë, shumë shi, desha të shkoj atje poshtë te shtëpia tjetër kur mbërrita shtëpinë e kishte mbush deri lart me ujë. Nuk patëm mundësi për asgjë, u dorzuam, nuk kishte rrymë’

 

Comments