VIDEO/ 12 vjet pas cunamit në Azi, 400 trupa ende të paidentifikuar në Tailandë

197

VIDEO/ 12 vjet pas cunamit në Azi, 400 trupa ende të paidentifikuar në Tailandë

Të paktën 400 viktima të cunamit të vitit 2004 në Azi që vrau 226 mijë njerëz mbeten të paidentifikuar në Tailandë, tha policia të hënën, njofton Reuters, citon Syri.net.

Tërmeti i 26 dhjetorit me magnitudë 9.15 ballë shkaktoi një cunami në të gjithë Oqeanin Indian, një nga katastrofat më të mëdha natyrore në histori.

Tailanda, Indonezia, India dhe Sri Lanka ishin ndër vendet e goditura më rëndë. Ndër 5395 njerëz që u vranë në Tailandë, 2000 ishin turistë të huaj.

“Që nga cunami i vitit 2004, autoritetet kanë kontaktuar katërmijë deri në pesëmijë të afërm të viktimave që të vijnë dhe të marrin trupat. Ka ende edhe 400 trupa që nuk janë identifikuar ende,” tha për Reuters, Anand Boonkerkaeës, zv.inspektor policie në Phang Nga.

Sezoni turisti në Tailandë është i tejmbushur në aktivitet të plotë gjatë gjithë kohës dhe në pjesën më të madhe të zonës së goditur nga cunami, ka kryesisht biznese. Hotelet e reja kanë zëvendësuar ato që u rrafshuan në dallga gjigante si një mur uji.

Tailanda pret një numër rekord turistësh këtë viti, 32.4 milionë./Syri.net

Comments