VIDEO + 18/ Tenton ta mbysë nënën teksa gruaja e filmon

220
fresco

 

midle

Surendra Vaidya

Një video, në të cilën duket një burrë nga India teksa tenton të vrasë nënën e tij dhe i kërkon të bijës ta therë, ndërkohë që gruaja e tij brohoret dhe xhiron ngjarjen, është shpërndarë në internet të martën.

Surendra Vaidya shihet në video duke ia zënë fytyrën nënës së vet 80-vjeçare në një tentim dëshpërues për t’ia ndalur frymëmarrjen.

Ndërsa, e moshuara shihet duke u përpjekur të luftojë kundër djalit të vet me këmbë dhe duar.

Ndërkohë, raportohet se gruaja e Surendra-s, i cila e filmon ngjarjen, dëgjohet duke e nxitur burrin e vet dhe në një moment duke thënë: “Kjo grua është shumë kokëfortë”.

E moshuara shpëton pasi në shtëpi futet një punëtor i një organizate jo qeveritare.

Surendra është arrestuar dhe akuzohet se ka dhunuar nënën e vet për shumë vite.

SHPËRNDAJE NË:
Comments