(VIDEO) 4 JAVË PA ASNJË GJURMË NGA ELIFI,FAMILJARËT HUMBIN SHPRESAT PËR GJETJEN E SAJ

173

Image result for elifi hasanbeg

“Jemi këtu para shtëpisë së familjes Fejzullahu, ku para katër javëve dëgjohej zëri i të voglës Elife. Tash pas katër javëve, shtëpia është e zbrazët. Ndërkaq shpresat për të gjetur Elifen e vogël janë shumë të vogla.”

Xhemul Fejzullahu xhaxhai i Elifes thotë se janë duke u konsultuar me babain e Elifes për të ndërprerë kërkimet, që nisën më 6 gusht.

Ka dy ditë që nuk po kërkojnë më vogëlushen e zhdukur gjatë vërshimeve, dhe kanë humbur pothuajse të gjithë shpresat se do ta gjejnë vajzën.

“Prej vërshimeve pothuajse çdokush ka pastruar oborrin e vet, tash edhe arat edhe fushat…por presim çfarë do të ndodh”, tha Xhemul Fejzullahu.

Se ka pak gjasa për ta gjetur, e thotë edhe pushteti.

Pak ditë më parë, ministri i brendshëm Mitko Çavkov sqaroi se kërkimet nuk janë ndalur, por shpresat janë minimale për të arritur ndonjë rezultat pozitiv.

“Po, po kërkohet ende por duhet të themi se kërkimet bëhen në rrethana të vështira, nga që e dini se si ishin rrethanat që nga fillimi. Nuk heqim dorë nga kërkimi, mirëpo sa më shumë po kalon koha, aq më tepër po zvogëlohen shanset për gjetjen e foshnjës”, tha ai.

Në shtëpinë e familjes Fejzullahu megjithatë shpresë për ditë më të mira ka.

Familja po ngushëllohet me praninë e dy motrave që i shpëtuan katastrofës natyrore, Erina dhe Ermina.

Por as ato nuk e fshehin mungesën që kanë për motrën e zhdukur, gjatë vërshimeve të 6 gushtit.

Comments