(Video) Ademi: Besa dhe ASH po kërkojnë “kashtën për shpëtim”

221

Arbër Ademi nga BDI ka pohuar dhe ka ripërsëritur qëndrimin e subjektit të tij politik, se fitues absolut i zgjedhjeve lokale të 15 tetorit është BDI, e cila ka lënë mbrapa vetës edhe Lëvizjen Besa dhe ASH, njofton mkedial.mk

“Pas përfundimit të fushatës zgjedhore, po krijohet një fushatë e zymtë nga disa subjekte politike, të cilat po dëshirojnë të kërkojnë kashtën e shpëtimit e cila ju iku nga 15 tetorit. BDI është fituese absolute e zgjedhjeve, sepse këtë e tregojnë rezultatet e 15 tetorit, ku BDI edhe nga listat e këshilltarëve, por edhe në kandidatët për kryetarë të Komunave. Kjo njëkohësisht është edhe humbja e dytë e dyshes BESA – ASH”, tha Ademi.

Ai pohoj se qytetarët kanë ditë ta bëjnë dallimin, dhe këtë do ta konfirmojnë edhe në zgjedhjet e 29 tetorit.

Comments