(VIDEO) Ahmeti flet për përkrahjen e LSDM-së në Strugë, Tetovë, Çair…, në rrethin e dytë

379

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në deklaratën e tij lidhur me bashkëpunimet eventuale në rrethin e dytë zgjedhor, kërkoi që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë.

“Nuk kemi bërë marrëveshje të fshehta, me rëndësi është njerëzit të votojnë lirshëm të përcaktohen lirshëm për më të mirët që do drejtojnë komunat. Deri tani nuk ka ndonjë veprim të fshehtë ashtu si që kemi qenë transparent deri tani”, ka thënë ai.

Në pyetjen nëse preson përkrahjen e LSDM-së në Strugë, Tetovë, Çair…, Ahmeti me përgjigje:

“Ne kemi marrëveshje parazgjedhore me LSDM-në, do përpiqemi të prodhojmë klimë pozitive për qytetarët që të materializohet në dobi të qytetarëve, stabilitetit dhe procesit”, ka thënë Ahmeti, pas takimit me kryeministri shqiptar Edi Rama në Shkup, raporton Medial.mk.

(LIVE) Deklarata e liderit të BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama

Posted by Medial.mk on Dienstag, 17. Oktober 2017

Comments