(VIDEO) AHMETI: KU ISHTE LSDM PARA 15 VITEVE T’I MBROJË SHQIPTARËT?!

149
 Image result for ali ahmeti cair 30 10 2016\

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe këto zgjedhje parlamentare adut kryesor e ka zyrtarizmin e gjuhës shqipe dhe anëtarësimin në NATO.  Kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, ju bashkua tubimit të partisë së tij në Çair, ku shpalosi vetëm disa pjesë nga platforma politike që kjo parti do të ofroj votuesve për këto zgjedhje, sepse siç tha ai, platforma ende është duke u përpunuar.

Barazia ekonomike, zyrtarizmi i gjuhës shqipe, vendimmarrje konsenzuale, funksionimi i shtetit të së drejtës, këto janë pjesët kryesore të ofertës politike që do ta ofroj për këto zgjedhje BDI.  Kryetari Ahmei u ndal vetëm shkurt tek oferta politike. Ai më shumë u koncentrua tek LSDM, të cilët i pyeti se ku kanë qenë para 15 viteve kur shqiptarët janë gjakosur vetëm pse kanë kërkuar që të arsimohen. Ai tha se do të vijë koha kur do të formohen parti me koncept qytetar, por kjo kohë nuk është tani.

Kryetari Ahmeti nuk harroi ti cekë edhe Universitetin e Tetovës dhe atë të  Nënë Terezës, si dhe përmendoret e vendosura në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, duke thënë se BDI mburret me këto të arritura.

Ndërkaq, shefi i shtabit zgjedhor, Bekim Neziri, i quajti projekt anti-shqiptar formimin e partive të reja para zgjedhjeve.

Këto komente kryesia e BDI-së i beri në tubimin e organizuar  nga Forumi Rinor i kësaj partie.

Comments