VIDEO/ AK, thirrje Ramës: Fol me Cipras për ndalimet, prioritet të jetë Greqia dhe jo Serbia

198
fresco

VIDEO/ AK, thirrje Ramës: Fol me Cipras për ndalimet, prioritet të jetë Greqia dhe jo Serbia

midle

Aleanca Kuqezi i ka bërë thirrje sot Kryeministrit Edi Rama të rikthejë dialogun me Kryeministrin e Greqisë Aleksis Cipras duke i kujtuar se duhet të ketë prioritet marrëdhëniet me Greqinë dhe jo me Serbinë. AK-ja ka reaguar kështu sot për incidentet në kufi me Greqinë.

Zëdhënësi i saj deklaroi sot se bllokimi në kufi i shqiptarëve është një akt jashtë çdo standardi të BE-së dhe Shengenit.

“Athina po hakmerret për prishjen e 15 shtëpive në Himarë dhe realisht, duhej të bllokonte qeveritarët shqiptarë, por jo qytetarët.

AK-ja gjykon se qeveria shqiptare duhet të ketë prioritet Greqinë dhe jo Serbinë dhe të ç’tensionojë marëdhëniet me Athinën.

Deklarata e zëdhënësit nënvizohej në shprehjen se “15 shtëpi minoritarësh nuk janë Kali i Trojës.”

Comments