(VIDEO) AKSIONI ANTIDROGË “DIGA”: 5 TË ARRESTUAR, NJË NË KËRKIM!

118

 Image result for cavkov

Moebel THEMA

Pesë persona janë arrestuar, njëri është në kërkim, ndërsa një është në paraburgim. Ky është bilanci i aksionit policor antidrogë “Diga”, që u realizua në qytetet Sveti Nikollë, Shtip, Manastir dhe Shkup.

Nga bastisjet e kryera, te pesë persona, prej të cilëve te tre organizatorë dhe dy ndërmjetës, janë gjetur dhe janë marrë gjësende dhe mjete për komunikim të cilat do të jenë lëndë e analizave dhe ekspertizave shtesë.

Ministri i brendshëm, Mitko Çavkov theksoi se informacionet tregojnë se në trafikimin dhe shpërndarjen e drogës janë përfshirë edhe struktura të caktuara të policisë dhe gjyqësorit. Ai tha se hetimet po zhvillohen nga viti i kaluar dhe se deri tani janë arrestuar 30 veta.

“30 persona deri tani janë kapur me këtë hetim penal, plus për këtë që ne po ju informojmë sot. Dhe në ato 30 persona paraprak, janë kapur edhe një prokuror publik, një inspektor dhe një drejtor i spitalit”, deklaroi Çavkov.

Sipas tij, pas këtyre informatave kuptohet se ka lidhje ka pasur një rrjet koruptiv, andaj tha se hetimi nuk mbaron këtu. Gjatë arrestimit, nëpër shtëpitë e të dyshuarve u gjetën lloje të ndryshme të substancave narkotike, pushkë ajrore, telefonat mobil, shishe të mbushura me lëng ende të panjohur, 16 fara bimore të panjohur, pluhur ngjyrë kafe, 49 000 denarë, veturë Mercedes dhe gjësende tjera të jashtëligjshme.

Lidhur me aksionin “Diga” Prokuroria Publike bëri të ditur se ka ngritur padi penale për shpërndarje të drogës, kundër shtatë personave, pesë të dyshuar tashmë të kapur, një person i cili është në paraburgim dhe një person që ende po kërkohet.

Comments