Një aeroplan pasagjerësh rus ka rrezikuar përplasjen fatale, pasi pista ku u ul kishte ngrirë.
Aeroplani A320 që vinte nga Pekini u ul në pistën e Novosibirsk, ndërsa ka bërë një rrotullim për shkak të ngricave.
Autoritetet thanë se temperaturat kishin kaluar nga 2 në minus 20 gradë celcius në pak orë dhe kjo ishte e paparashikuar.
Në video shihet aeroplani i cili duket sikur bën patinazh ndërsa, pasagjerët janë alarmuar.