VIDEO/ Arrestimi i adoleshentit që vrau 18-vjeçarin në Pogradec
Këto janë momentet e arrestimit dhe të shoqërimit për në komisariatin e Pogradecit të 18-vjeçarit Fabio Musollari që vrau me kallashnikov 18-vjeçarin tjetër Fabio Hila.
Vrasja ndodhi në një lokal në rrugën “Rinia” të Pogradecit, pas një konflikti që kishin pasur pak orë më parë dy adoleshentët në telefon.
Sipas dëshmitarëve, autori Fabio Musollari njihet si person problematik në qytet.
Shkaqet nuk janë ende të qarta, ndësa grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e plotë.