VIDEO /Baca dhe Donaruma heronjtë e Milanit, Montela e nis me fitore
Milani ka mundur në ndeshjen e parë të Seria A, Torinon, me rezultatin 3-2. Carlos Baca dhe portieri Donaruma ishin heronjtë e këtij Milani në fitoren përballë granatave.
I pari pasi realizoi tre herë për kuq e zinjtë, ndërsa portieri bëri mrekullinë në fund të ndeshjes duke pritur një 11 metërsh.
Një ndeshje mjaft e bukur nga të dyja skuadrat, pasi dhe nga ana tjetër Beloti ishte autori i golit të parë, por dhe protagonisti negativ në fund të ndeshjes pas penalltisë së humbur.
Ndërkohë që goli i dytë për skuadrën e Torinos u shënua nga Baselli.