
Bajerni i Mynihut ka arritur të fitojë 2-1 përballë Werder Bremenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Bundesligës gjermane.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka vijuar rrugën e suksesit ndërsa dy golat njëri më i bukur se tjetri u shënuan nga Robben dhe Alaba.
Golin e vetëm për Werderin e shënoi Max Kruse në fillim të pjesës së dytë.
Pas kësaj fitore, Bayern ngjitet në kuotën e 45 pikëve, 3 pikë më shumë se Leipzig , që fitoi me rezultatin 2-1 përballë Hoffenheimit.

