VIDEO/ Barcelona fiton me përmbysje, tashmë sytë nga Championsi

280

Barcelona ka arritur fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Real Sociedad.

Skuadra e Valverdes përmbysi rezultatin 1-2, ndërsa tashmë e gjithë vëmendja shkon për duelin e Championsit kundër holandezëve të PSV-së.

Në minutën e 12’ ishte Aritz Elustondo ai që realizoi golin e avantazhit për vendasit.

Pjesa e dytë ishte me fytyrë krejt tjetër.

Zëvendësimet e Valverdes (Coutinho, Busquets) shfaqën ndryshimet e pritura, duke dhënë një siguri në mesfushë.

Në minutën e 63’ ishte Luis Suarez që barazoi shifrat në 1-1, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë, Dembele realizoi edhe golin e dytë të skuadrës dhe të fundit në takim, për t’i siguruar Barcelonës tre pikët e radhës.

Me këtë fitore Barcelona vazhdon bilancin perfekt, me katër fitore në katër takime.

Comments