VIDEO/ Barcelona fitore me përmbysje në Champions, Interi me dy ‘fytyra’

579

Barcelona merr fitoren e parë për këtë sezon në Champions League.

Pas shumë vuajtjesh, katalanasit fituan me përmbysje 2-1 në përballjen ndaj Interit që i “shpëtoi” fitorja nga duart.

Vetëm 3 minuta lojë i mjaftuan Interit të kalojë në avantazh 1-0 me anë të sulmuesit Lautaro Martinez.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e ziklatërve me Handanovic i cili ishte i pakalueshëm pavarësisht tentativave të Leo Messit.

Në fraksionin e dytë të lojës del në skenë Luis Suarez që barazon rezultatin në minutën e 58’ me një super gol “alla Ibrahimovic”.

Kur të gjithë menduan se ndeshja do të mbyllej në barazim, Leo Messi krijon një aksion të bukur dhe asiston për Suarez. Uruguaiani nuk fal dhe shënon duke legjitimuar festën në “Camp Nou”.

Comments