
Barcelona vijon të zhgënjejë pasi nuk ka marrë më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Athletico Bilbaos.
Ernesto Valverde kishte zgjedhur ta nisë këtë ndeshje duke e lënë kapitenin Lionel Messin në stol, bashkë me Sergio Busquetsin.
Kjo rezultoi negativisht, pasi Barca e humbi pjesën e parë 1-0. De Marcos e shënoi golin e avantazhit për miqtë.

10 minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë Busquets dhe Messi u futen në lojë duke i dhënë më shumë ritëm ekipit të Barcelonës.
Skuadra e Valverdes e gjeti golin e barazimit mjaft vonë, gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Barça në fakt e ka rrezikuar edhe humbjen, pasi skuadra e dalë shumë përpara la hapësira në mbrojtje, të cilat nuk u shfrytëzuan mirë nga lojtarët e Bilbaos.
Pas këtij barazimi, Barcelona kryeson La Ligan me 14 pikë te grumbulluara, 1 më shumë se Reali i Madridit që në mbrëmje luan duelin e vështirë kundër Atletico Madridit.