VIDEO/ Brenda autobusit që sulmoi McGregor ndodhej edhe Ilir Latifi. Ja çfarë bëri kampioni shqiptar

2,279
fresco

Conor McGregor shkaktoi një skandal duke sulmuar një autobus në Barclay Center në Brooklyn. Luftëtari i sporteve marciale kishte goditur me shkallë autobusin ku ndodhej rivali potencial i ardhshëm i tij Khabib Nurmagomedov.

Gjesti i ka kushtuar irlandezit me arrestim nga policia e New Yorkut, por që është liruar pasi ka paguar rreth 50 mijë dollarë për të qenë i lirë. Por video e re e publikuar nga UFC, shihet se në autobus ndodhej edhe sportisti shqiptar Ilir Latifi.

Fatmirësisht Latifi nuk ka pësuar asnjë lëndim por një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për mikun e tij i cili kishte gjak në fytyrë. Për gjestin e McGregor ka folur edhe presidenti i UFC, Dana White. White ndër tjera ka thënë se irlandezi ka mundur të përleshej në tetëkëndsh me Nurmagomedov dhe jo ta sulmonte autobusin.

Comments