Chelsea pësoi një humbje të rëndë 1-3 në “Stamford Bridge” në derbin me Tottenhamin, duke i thënë ndoshta përfundimisht lamtumirë zonën Champions.
Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Alvaro Moratan në minutën e 30-të, të besuarit e Antonio Contes pësuan tre gola njëri pas tjetrit, duke humbur mundësinë për t’iu afruar në renditje pikërisht skuadrës së Pochetinos, që mban vendin e katërt, tashmë me 8 pikë më shumë se blutë e Londrës.
Cristian Eriksen me një goditje të jashtëzakonshme nga distanca, gjunjëzoi në fund të pjesës së parë portierin Caballero, që vetëm e shoqëroi topin me sy, ndërsa tundi rrjetën.
Në pjesën e dytë e rrëmbeu skenën Dele Alli me një dygolësh, në të parin i asistuar që nga mesfusha nga Eric Dier, ndërsa në golin e 1-3 përfitoi nga një top i mbetur në zonë, pas një aksioni të gjatë nga krahu i djathtë i sulmit.