VIDEO/ Debati presidencial në 1 minutë, Clinton: “Donald, ti jeton në botën tënde!”

394

 

20160926181142_3

Hillary Clinton dhe Donald Trump u përballen për herë të parë në skenën e debatit të hënën në mbrëmje, në momentin më të madh e më të jashtëzakonshëm të garës presidenciale të 2016-ës. Me sondazhet kombëtare që tregonin një diferencë të ngushtë vetëm gjashtë javë nga dita e zgjedhjeve, “lufta” në universitetin e Hofstras ofroi një nga shanset e fundit për të folur drejtpërdrejt me dhjetëra miliona zgjedhës që ishin sy e vesh këtë mbrëmje.

Debati i parë, nga tre gjithsej, u ngrit mbi tre shtylla kryesore: drejtimi i vendit, mirëqenia dhe siguria e SHBA-ve.

Ekonomia dhe vendet e reja të punës ishte pika e parë ku Clinton e Trump ashpërsuan gjuhën. Kandidati republikan akuzoi ish-Sekretaren e Shtetit se nuk kishte një plan për krijimin e vendeve të reja të punës, por përgjigjja e Clinton ishte: “Donald, ne e dimë që jeton në botën tënde”.

Ish-Sekretarja e Shtetit kritikoi rivalin republikan për lëvdatat ndaj presidentit rus, Valdimir Putin si dhe për nxitjen që “hacker”-ët rusë të ndërmarrin sulme kibernetike ndaj qeverisë amerikane.

Clinton kritikoi Trumpin edhe për çështjen e armëve bërthamore, që ajo tha se ai i trajton me shkujdesje. “Qëndrimi i tij për armët bërthamore është thellësisht tronditës. Shtet e Bashkuara do t’i respektojë marrëveshjet me aleatët”, tha Clinton qe shtoi se nuk mund t’i lihen kodet një njeriu që nervozohet pas një “statusi” në Twitter.

Comments